Një aksident i rëndë u rregjistrua ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e kësaj humbën jetën dy persona, ndërsa u plagosën disa të tjerë.
Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se katër të plagosur ndodhen në sallën e operacionit, ndërsa mes tyre është edhe një i mitur.
I mituri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më tej ai shtoi se 10 deri në 14 persona të lënduar po marrin ndihmë shëndetësorë, ndërsa ekpi shëndetësor është në shërbim të tyre.
“Katër të lënduar ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur”, u shpreh Brataj.





