Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.