Policia Rrugore ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi ka përplasur me makinë një 56-vjeçar që po lëvizte me motor.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin S. M., 40 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. D., 56 vjeç, banues në Bilaj, Krujë. Për pasojë, është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





