Një operacion si në një film aksion për arrestimin e një shqiptari në Gjermani!

Një njësi speciale e policisë së Saarland-it në Gjermani tërhoqi zvarrë një shpërndarës droge nga makina e tij në mes të qytetit.

Një automjet civil nga Task Forca Mobile (MEK) frenoi Audi-n e të dyshuarit, një tjetër automjet policie u ndal menjëherë pranë tij dhe një i tretë pas.

Kur makina e autorit u rrethua, oficerë civilë të armatosur dhe pjesërisht të maskuar u hodhën nga automjetet e tyre dhe e nxorën të dyshuarin nga makina e tij me targa të qarkut Völklingen.

Katër oficerë e ruajtën, e nxorën në rrugë dhe e prangosën.

Zëdhënësi i policisë Stephan Laßotta tha për BILD se ishte arrestuar një shqiptar gjatë operacionit dhe ishin sekuestruar gjithsej 30 kilogramë drogë.

Një pjesë e drogës u gjet në automjetin e burrit. Pjesa tjetër e gjet gjatë kontrollit të banesës së tij private.

Shqiptari u dërgua në paraburgim në burgun e Lerchesflur.

Hetimi për këtë çështje sipas policisë është ende në vazhdim.

Aksion si në filma në Gjermani, kapet shqiptari me 30 kg drogë