Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai u kap me 6 doza kokainë si dhe 160 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës.
I riu, i cili po ngiste një makinë me qira në Torricella di Magione (PG), bëri manovra të rrezikshme në sytë e patrullës së karabinierëve për t’iu shmangur një kontrolli të mundshëm.
Kur ata e urdhëruan të ndalonte, ai nuk u bind dhe si pasojë e një ndjekje të shkurtër, ai u lokalizua në San Feliciano di Magione, shkruajnë mediat italiane.
Ndërsa po arratisej me makinë, i riu ka hedhur nga dritarja lëndën narkotike, e cila u sekuestruara nga karabinierët.
Ndërsa gjatë kontrollit personal dhe në automjet, atij iu gjetën 160 euro dhe një celular, të cilat të sekuestruara. 25-vjeçari u dënua me tetë muaj burg dhe 800 euro gjobë.