Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar një ditë pasi deputetët e opozitës nxorën jashtë parlamentit karriget dhe i vunë flakën.

Përmes një postim në rrjete sociale, ambasada i bën thirrje partive politike që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.