Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK, kundër një grupi të trafikut të drogës. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arrest, ku mes tyre është edhe Jetmir Pepa, pronar i kompanisë së ndërtimit Pepa Group.
Urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle. Aksioni i SPAK vijon, ndërsa në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë operacion.





