Protestat e ditëve të fundit kundër ndërtimit të këndit të lojërave te parku i liqenit, kanë sjellë përplasje të shumta edhe në studiot televizive.  

Klodi Leka, një aktivist i shoqërisë civile, ishte i ftuar gjatë pasdites së djeshme në emisionin “Pasdite në Top Channel” që drejtohet nga Jonida Shehu.

Leka është përplasur me gazetaren gjatë pushimit të reklamave dhe dufin e tij ai e ka shprehur në rrjetin social “Facebook”, ku e cilëson moderatorin si kukull që grimohet dhe është shumë kot e bën pyetje pa lidhje.