28 nëntor 2015 – Plot mesazhe urimi për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, sipas protokolleve zyrtare, u janë adresuar krerëve shqiptarë nga udhëheqës të ndryshëm botërorë.
Por në 103-vjetorin e Pavarësisë, urime të veçanta për shqiptarët kanë mbërritur edhe nga figura të kinematografisë botërore, siç është rasti i aktorit të famshëm amerikan Xhosh Duhamel, i cili ka uruar përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, që ndiqet nga rreth 7 milionë njerëz në mbarë botën.
Foton e flamurit shqiptar, Josh Duhamel e shoqëron me një tekst të përkthyer automatikisht në gjuhën shqipe nga “Google Translate”: “Gëzuar Dita e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi në Shqipëri. Ju keni një flamur really cool! (Shpresojmë Google Translate përkthyer Korrekt)”.
/portali DurresLajm/





