Djali i Yllka Mujos, Amosi i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me këngëtaren Gigliola Haveriku. Dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë, pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

Kjo lidhja e tyre ishte aq serioze, sa Gigliola ishte e pranishme edhe në martesën e motrës së Amosit, Elia me Princ Lekën. Duket se çdo gjë ka marrë fund mes tyre pasi ata kanë fshirë fotot nga Instagrami dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Akoma nuk dihen arsyet e ndarjes.

Amos është pjesë e trupës së aktorëve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe angazhimin më të fundit e kishte në komedinë “Martesa” nën regjinë e Driada Dervishit, ndërsa Gigliola është pjesë e “E diell”.