Konferencë rajonale në Portin e Durrësit: Jetësimi i ndërlidhjes infrastrukturore në portet e Adriatikut jugor

24/09/2020 - 13:55

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Detarisë, Porti i Durrësit mirëpriti konferencën rajonale të projektit SAGOV, mbi rolin e porteve në jetësimin e investimeve rajonale për ndërlidhjen infrastrukturore. I pranishëm në këtë takim ishte dhe drejtori i ri i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Z. Matej Zakonjšek.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin e porteve shqiptare, malazeze dhe italiane në jetësimin e ndërlidhjes infrastrukturore të korridoreve europiane të transportit (TEN-T core netëork).

Në fjalën e mirëseardhjes, Drejtori i APD-së, Pirro Vengu,  prezantoi kontributin e porteve të Adriatikut në përballimin me sukses të vëshirësive me të cilat transporti detar u ndesh në kohën e pandemisë. “Këtë vit Porti i Durrësit ka investuar shumë në dixhitalizimin e shërbimeve portuale dhe automatizimin e disa proceseve, për të lehtësuar punën e operatorëve dhe përdoruesve të portit”, u shpreh Vengu.

“Angazhimi i Shqipërisë në kuadër të Procesit të Berlinit për jetësimin e prioriteteve europiane të transportit ka mundësuar gjithashtu mbështetje financiare dhe teknike për disa projekte kyçe që po zbatohen tanimë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me ndihmën e BE, BERZH dhe WBIF, mes të cilëve është dhe rehabilitimi i infrastrukturës portuale”, nënvizoi Vengu.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e investimeve që po realizohen në Shqipëri, si Rruga e Arbrit, finalizimi i segmentit shqiptar të Korridorit Blu dhe nisja së shpejti e punimeve për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, investime këto që forcojnë rëndësinë e Durrësit si nyje logjistike rajonale.

“Dita Ndërkombëtare e Detarisë është momenti ideal për të takuar aktorët kryesorë të transportit detar rajonal”, e filloi fjalën e tij Zakonjšek. Pasi përmendi rëndësinë e porteve në axhendën europiane të ndërlidhjes infrastrukturore, Zakonjsek renditi pikat kryesore ku do të fokusohet mandati i tij në krye të Sekretariatit të përhershëm të transportit.

Koordinatori i Projektit “Mirëadministrimi i ndërlidhjes infrastrukturore në Adriatikun jugor”, Ardian Haçkaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, prezantoi konkluzionet kryesore të hulumtimeve të kryera nga specialistet e projektit SAGOV, si dhe disa nga arritjet në lëmin e koordinimit institucional mes tre vendeve.

Otasevic nga Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare në Malin e Zi prezantoi politikat malazeze të transportit detar dhe kontributin e porteve malazeze në axhendën e ndërlidhjes rajonale. Ai përmendi si shembuj pozitivë bashkëpunimin në organizimin e korridoreve të gjelbër dhe menaxhimin e përbashkët të stacionit hekurudhor të Tuzit.

Prof. Bergantino shpalosi veçantitë e Pulias dhe të Italisë si vend anëtar në ciklin e planifikimit të politikave, përputhjen mes interesave të jugut të Italisë dhe të vendeve të Adriatikut jugor për kthimin e kësaj zone në një udhëkryq të rëndësishëm të transportit detar europian. Konferenca do të pasohet nga një seminar i ekipeve teknike të tre vendeve për planifikimin e politikave dhe të projekteve të infrastrukturës detare rajonale.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme, shëtitorja “Taulantia” në Durrës ofronte një pamje tjetër.

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimev

Deputetja Blerina Gjylameti ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë se mes personave që humbën betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit ishte edhe prof.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.

Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshm

Në datat 20-23 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Tiranë një kurs trajnimi për Policinë e Shtetit Shqiptar mbi konceptet