Me mision në detin Egje, niset nga porti i Durrësit Kontigjenti i XII-të i Forcës Detare (VIDEO)

12/04/2019 - 14:31

Në Portin e Durrësit u zhvillua ceremonia e përcjelljes së Kontigjentit të XII-të të Forcës Detare, i cili do të kryejë misionin e tij të radhës në detin Egje. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade, Manushaqe Shehu,  zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave tona të Armatosura, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe familjarë e të afërm të trupave.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, gjatë fjalës së tij përshëndeti dhe falënderoi familjarët dhe të afërmit e trupave të Forcës Detare që nisen në Detin Egje, për përkrahjen që u kanë dhënë djemve të tyre, si dhe iu uroi atyre udhë të mbarë dhe suksese në kryerjen me nder të këtij misioni fisnik

Kontigjenti i XII-të i Forcës Detare përbëhet nga 21 trupa dhe gjatë qëndrimit tre mujor do të kryejnë detyra speciale që lidhen me ruajtjen dhe sigurimin e Bazës Ushtarake përmes shërbimit në vendroje dhe patrullimit me automjete; shërbimin pranë Komandës së Forcës; ruajtjen e depove të armatimit; sigurimin e bazës logjistike, si dhe sigurimin dhe shoqërimin e personelit. Ceremonia u mbyll me dorëzimin e Flamurit Kombëtar dhe një foto të përbashkët.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, për mënyrën se si mjeku e kishte vënë maskën.

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar

Vazhdon nënshkrimi i kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.

Ka nisur kalimi i parave të granteve të dëmshpërblimit për qytetarët në Durrës, banesat e të cilëve kanë dëme DS1 dhe DS2.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë gjithë ditës.

Dokumenti i zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, publikuar nga Ministria e Financave së fundmi, vlerëson se taksapaguesit shqi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europi

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinatit, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar policinë duke vënë në dijeni se një grua tjetër,