Ana pozitive e pandemisë, ndalet vala e emigrantëve në kufirin me Malin e Zi

13/05/2020 - 14:36

Pandemia Covid-19 nuk ka patur vetëm anën e errët të saj. Nëse në aspektin shëndetësor dhe atë ekonomik ka dhënë goditje të mëdha, tek kriminaliteti ka ndikuar që rezultatet të njohin përmirësime. I tillë është edhe 3-mujori i parë i këtij viti në kufirin e gjelbërt mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku janë shënuar zero raste të tentativave për kalim të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, apo të lëndëve narkotike. Por pas pandemisë, pritet një tallaz i ri thotë Vojislav Dragovic, nëndrejtor i kufirit të gjelbërt në republikën e Malit të Zi.

“3 muajt e fundit të pandemisë kemi zero kriminalitet në kufi që të jemi të sinqertë. Ne presim që me heqjen e kufizimeve të lëvizjeve, do të kemi një tallaz të ri të valës së emigranteve, apo tentativave të tjera, por jemi përgatitur që bashkë me policinë shqiptare ta përballojmë dhe të rrisim masat dhe forcën goditëse. Theksoj që bashkëpunimi mes dy policive ka qënë në nivelet më të larta dhe nuk e kemi ulur për asnjë çast vëzhgimin e kufirit jeshil mes dy vendeve tona. Kjo punë shtrihet edhe jashtë pikave kufitare. Për arsye të pandemisë momentalisht nuk kryejmë patrullime të përbashkëta, apo takime pune, por presim që pas përfundimit të kësaj situate të kthehet gjithçka si më përpara në kontrolle”.

Nëse qeveria shqiptare ka bërë një plan paraprak për hapjen e kufirit tokësor në fund të muajit maj, në Mal të Zi autoritetet policore presin një vendim të qeverisë së tyre. Deri atëherë kalimi lejohet vetëm për mallrat.

“Ne si polici kufitare presim vendimin e qeverisë së Malit të Zi. Përsa i përket kësaj pike kufitare ku ndodhemi, Han i Hotit,  sapo ta kemi këtë vendim do të hapim kufirin. Situata deri tani sa i përket kalimit të mallrave është menaxhuar shumë mirë nga të dy palët dhe nuk kemi patur raste të policëve të infektuar”.

Dragovic e bëri prononcimin e tij pas një takimi mes dy policive kufitare dhe përfaqësuesve të IPA-s, ku konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza dhuroi 500 maska për të dy policitë me qëllim mbrojtjen e tyre në këtë periudhë pandemie të Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi që prej datës 1 qersh

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!

6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do t