Kur janë numëruar 239 kuti në bashkinë Durrës nga 335 në total vihet re një diferencë e ngushtë mes PS dhe rivalëve të saj PD dhe LSI.

Ndërsa PS ka mbledhur deri më tani 36973 vota, PD dhe LSI së bashku kanë marrë 34860 vota.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, LSI rriti të marrë një mandat deputeti në Durrës duke e çuar rezultatin paraprak në PS 7 mandate, PD 6 mandate, LSI 1 mandat.

Ndërkohë bie në sy se një numër të lartë përbëjnë dhe votat e shpallura të pavlefshme, të cilat deri më tani kanë arritur në shifrën 3635.

PS    36973 vota   50.34%

PD    30580 vota   41.64%

LSI     4280 vota     5.83%