Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit për përzgjedhjen e kandidatit/es më të përshtatshme.

Në një postim në rrjete sociale të Zyrës Arsimore Vendore Durrës njoftohen procedurat e konkurimit, ndërsa publikohet edhe lista me emrat e shkollave në të cilat do të zgjidhet drejtuesi i ri.

Në Durrës bëhet fjalë për shkollat 9-vjeçare “Jusuf Puka” dhe “Nënë Tereza” dhe shkollat e mesme “Naim Frashëri” dhe “Benardina Qerraxhia”.