Në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë regjistruar 656 raste të reja me koronavirus, nga 3727 testime të kryera. Fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin 5 qytetarë.

Durresi ka regjistruar një shifër të lartë të prekurish krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në qytetin bregdetar janë regjistruar 49 raste të reja, nga 27 që ishin ditën e hënë.

Njoftimi i Ministrisë:

3727 testime të kryera – Janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë.

Harta e të prekurve – 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.

440 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

258 të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

5 viktima – Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.

COVID-19 – Statistika (12 Janar 2021)
Raste të reja ditore 656
Të shëruar në 24 orë 440
Të shtruar në spitale 258
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3727

Testime totale 297,106
Raste pozitive 64,627
Raste të shëruara 38,421
Raste Aktive 24,954
Humbje jete 1252

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14396
Fier 1821
Shkodër 1363
Durrës 1335
Lezhë 1005
Vlorë 1006
Korçë 913
Elbasan 918
Berat 802
Dibër 556
Gjirokastër 457
Kukës 382