Adhuroi deri në vdekje Millosheviçin, kush është shkrimtari antishqiptar që fitoi çmimin Nobel

10/10/2019 - 16:14

Shkrimtari austriak, Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, i shpërndarë sot nga Akademia Suedeze.

Por, kush është Peter Handke?

Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç.

Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani. Një gjë të tillë e thotë edhe media ndërkombëtare gjermane “Deutche Welle”.

"Me teatrin e tij politik "Sharjet e publikut" (Publikumsbeschimpfung) 1966 dhe tregimin "Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë" (Der kurze Brief zum langen Abschied) 1972, një dramë për marrëdhëniet subtile burrë grua, ai arriti publik të gjerë. Pjesëmarrja e Handkes dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Millosheviçit, i kushtoi atij shumë antipati si shkrimtar në Gjermani", shkruante “DW”.

Një ndër deklaratat e tij tepër të forta dhe që bëri, që populli shqiptaro-kosovar ta urrente, ishte edhe kjo: “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e Millosheviçit, një figurë që ai e simpatizonte, pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid dhe krime lufte.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviçit, nominimi i Peter Handkes për çmimin “Heinrich Heine”, prej 50 mijë eurove, ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijojnë shembjet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Rreth 1200 qytetarë të tjerë me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3 do të përfitojnë grantin e rikonstruksionit të banesës në bashkinë e Durrësit.

Sokol Sadushi është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë.

Covid-19 ka mbërritur dhe në Gjykatën e Apelit të Durrësit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën epidemiologjike në vend ku 24 orët e fundit ka 74 raste

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim.

Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të

Kjo është dhoma ku 30-vjeçarja Anisa Josifi ka qëndruar për 15 muaj e vdekur.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo shprehet se koronavirusi është sëmundja më e tmerrshme që është përballur gjatë punës së saj.