Që nga data 1 shkurt, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, ashtu siç qe paralajmëruar më parë nga kryeministri Rama, nisi kontrollet me grupet e task forcës për të gjithë bizneset që nuk kanë lidhur kontratë me UKD-në.
Tashmë që është mbushur një javë nga nisja e këtij aksioni, UKD njofton se ka ndërprerë furnizimin me ujë për 50 biznese debitore dhe ka proceduar penalisht 4 pronarë.
Në total janë kontrolluar 250 biznese, ndërkohë që janë lajmëruar lavazhet që pas datës 1 mars nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë i UKD-së:
Ne 7 ditet e para te aksionit kunder informalitetit ne sektorin e ujit te pijshem grupet e task forces kane nderprere furnizimin per 50 biznese debitore si dhe kane proceduar penalisht 4 pronare biznesesh. Ne javen e pare jane kontrolluar dhe verifikuar 350 subjekte ne total ne gjithe zonen e mbulimit. Po njoftohen nje nga nje te gjithe pronaret e lavazheve qe te marin masa pasi nga data 1 mars 2018 ato nuk do te furnizohen me uje te pijshem sipas Kodit te Ujit qe eshte ne fuqi.





