Alarmi nga falsifikimi i pijeve në verë

19/07/2018 - 15:56

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ngritur alarmin për falsifikimin e pijeve dhe futjen e tyre kontrabandë. Në një njoftim për shtyp, doganat bëjnë thirrje që të bëhet kujdes me blerjen e produkteve pa pullën fiskale, pasi dëmtojnë jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe shëndetin e konsumatorëve.

Zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit sqarojnë në një intervistë për Televizionin Klan, se pavarësisht masave të marra nga autoritetet, sërish në treg qarkullojnë mallra false apo që kanë hyrë kontrabandë.

Ledjon Ilollari thotë se produktet e falsifikuara, e sidomos pijet, në shumë raste shkaktojnë pasoja të rënda në shëndet.

Për Autoritetin e Ushqimit dhe Drejtorinë e Doganave, e vetmja mënyrë për të blerë produkte të sigurta është shoqërimi i tyre me kupon tatimor.

Gjatë sezonit të verës, qarkullimi i shitësve ambulantë dhe helmimi nga pijet e falsifikuara është në rritje. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të denoncojnë çdo rast.

/Tv Klan/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kane proceduar në gjendje të lirë ish-dr

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të alternojnë kushtet e motit në vendin tonë paraditen e sotme, ndërsa në pjesë

Marsida Qatja vijon të mbetet ende një çështje në diskutim për mënyrën, sesi ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj.

Emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka kryer një investigim tre mujor, ku është zbuluar se si zv/ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e V

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen

Ministrat e Jashtëm të katër vendeve anëtare të BE-së, kanë bërë thirrje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dh