Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e dyfishtë dhe përdhosje të kufomës në lidhje me vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.

Sipas vendimit të gjykatës, u rrëzua ankimi i mbrojtjes dhe u pranua kërkesa e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin e dhënë në shkallët e mëparshme të gjyqësorit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në Firence. Pesë vite më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre u gjetën të copëtuara në katër valixhe të hedhura në një zonë pranë superstradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut të Solliçiano.

Gjykata e apelit në vitin 2025 kishte konfirmuar dënimin me 30 vite burg, duke refuzuar si kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, ashtu edhe atë të mbrojtjes për pafajësi.