Aksidentet rrugore janë shqetësimi më i madh për policinë shqiptare. Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nga konferenca e Ministrisë së Brendshme ku po bëhën propozime për ndyshimin e Kodit Rrugor, ka treguar cilat janë disa nga njollat e zeza në rrugë që kanë sjellë pasoja fatale për jetët e njerëzve.

Rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare TEG në rrugën që të çon në Elbasan vetëm në 3 muaj ka pasur 7 aksidente me pasoja fatale.

Po ashtu edhe rrethrrotullimi i Kolonjës në 2 muaj ka pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Sipas Veliut, numri më i madh i aksidenteve ndodhin ditën e hënë, 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.

Ndërsa për orarin kur ndodhin më shumë aksidente, Veliu tha se janë oraret kur qytetarët nxitojnë të kapin orarin e punës apo kur dalin prej saj.

“Janë oraret 8 me 12 dhe 14:00 me 17:00 ku koicidon dhe me largimin nga puna e shoferëve”.

Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një vërejtje kur nisi fjalën:

“Shoh që jam e vetmja femër në këtë takim, duhet të respektojmë barazinë gjinore edhe në këtë nivel”.

Ministri Sandër Lleshaj në fillim të fjalës së tij iu përgjigj ‘vërejtjes’ së ministres: Lidhur me atë vërejtjen fillestare, për balancimin e gjinisë…ju përfaqësoni më shumë se një.

Ministrja Balluku, ndërsa vuri theksin tek domosdoshmëria e të pasurit vëmendje nga të gjithë përdoruesit e rrugës, si shoferë dhe këmbësore, tha:

“Nuk e kam kuptuar kurrë për cfarë u duhet sinjalistika, por rrugët përfundojnë pa ndricimet fosforeshente dhe tabelat orientuese”.