Është ndarë nga jeta Flutura Dule, infermierja e Spitalit Rajonal Durrës.

Ka qenë ky i fundit që ka bërë publik lajmin për vdekjen e saj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Ndërsa i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të saj, kolegët e spitalit shkruajnë se ”ajo filloi punë në Shërbimin e Kirurgjise në vitin 1994, aty ku shërbeu për 30 vjet me përkushtim për ruajtjen e shëndetit të pacientëve.”

Postimi i SRD:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë të nderuar,
Infermieres Flutura Dule.
Flutura lindi më 26.08.1971.
Filloi punë pranë spitalit Rajonal Durrës në Shërbimin e Kirurgjise në vitin 1994 aty ku shërbeu për 30 vjet me përkushtim për ruajtjen e shendetit të pacientëve .
Dashuria për profesionin dhe shërbimi me profesionalizëm ishin virtyte që e shoqëruan gjatë të gjithë punës së saj.
Spitali Rajonal Durrës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj.
Qoftë i paharruar kujtimi!