Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.

Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”, konfirmojnë jozyrtarisht nga SPB Shkup, ndërsa priten informacione të detajuara nga autoritetet.