Këto që shihni në videon më poshtë janë pamjet e autostradës Tiranë-Durrës në mbikalimin e Kasharit, nga ku drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti dha detaje sa i takon qarkullimit sot të mjeteve, pas urdhrit të qeverisë për ndalimin e automjeteve nga Durrësi në Tiranë e anasjelltas.

Të gjitha shërbimet janë të angazhuara me detyra në lidhje me bllokimin e mjeteve private që nuk kanë marrë një autorizim. Siç po e shikoni jemi në segmentin Tiranë- Rrugor, shërbimet e policisë janë në terren. Kemi konstatuar mjete që po qarkullojnë në Rinas me biletat e familjarëve të tyre. Jemi të pranishëm në çdo rrugë kryesore për kontrollin e të gjitha mjeteve private. Është bashkëpunuar me Bashkinë për autobusët q transportojnë personelin e urgjencës. nuk kemi një problem. Pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve janë me autorizim. Një pjesë e vogël, në të gjitha rastet që nuk rezultojnë që nuk ka pasur urgjenca janë shoqëruar në komisariat dhe do të gjobiten me masë administrative. Në Tiranë janë 15 pika në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë vendore, shërbime të policisë, ushtrisë, shërbimeve kriminale dhe FA”, tha Ahmeti.

Nga ana tjeter, në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama e ka quajtur një super start:

“SUPER START I KËSAJ DITE TË PARË NË MBROJTJE TË VETES, FAMILJES DHE NJËRI-TJETRIT NË NJË LUFTË TË PAPARË NERVASH, KU TË VETMET ARMË QË KEMI JANË MIRËKUPTIMI, SOLIDARITETI DHE DURIMI, DURIMI, DURIMI

POLICIA E SHTETIT VIJON TË SIGUROJË REGJIMIN E MOSQARKULLIMIT SË BASHKU ME POLICINË USHTARAKE

NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE

#RESPEKT”, shkruan Rama.