Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë pasditen e së hënës.

I pranishëm mes tyre është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Me pankarta në duar dhe parulla, banorët e Unazës së Re, në kor kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, atë të dëmshpërblimit 100% të objekteve që preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.