Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.
Hoteli super luksoz në zonën e plazhit të Durrësit, në lagjen nr.13. dhe është i dekoruar në mënyrë luksoze. Më poshtë ju sjellim një fotogaleri, ku mund të shikoni edhe ambientet brenda këtij hoteli, ku që nga pishina gjigande e deri te dhomat mbizotëron ngjyra e florinjtë.
Të arrestuar janë vëllezërit: Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdylin. Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.