Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqet e vendit.
Sipas raportimeve, zbulohet se porosia e Ramës ka qenë që të gjithë drejtuesit politikë të kenë në fokus platformën “Pasqyrë Albania”.
Takimi nisi rreth orës 4:30, ku fillimisht ishte planifikuar në selinë e PS-së. Ndërkohë, vetëm disa minuta para se të mbahej takimi, u vendos që takimi të mbahej tek Pallati i Brigadave.
Ndryshimi i vendndodhjes erdhi një ditë pasi, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje që qytetarët të mblidhen këtë të premte përpara selisë së Partisë Socialiste.





