"News24" ka siguruar videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarve për megagrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Referuar pamjeve, rezulton se kosovari që thirret me nofkën "Daja", ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur Admir Murataj dhe grupi i armatosur shkatërroi rrethimin e Rinasit dhe mori prej barkut të një avioni miliona euro.

Pamjet filmike janë sekuestruar nga prokuroria për Krime të Rënda dhe janë dërguar për ekspertizë. Ragip Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

Por a mjafton kjo për ta mbajtur në pranga pejanin Hajdini apo prokuroria ka ndonjë as të fortë nën mëngë kundër tij. BW