Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në profilin e tij në facebook, se autoritetet i fshehën ngjarjen familjarëve të 17-vjeçarit të aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani. Ndërsa publikon foto të të miturit, nga spitali, Berisha shkruan se 17-vjeçari vijon të jetë në gjendje kome në reanimacion.

Ndër të tjera, ish-kryeministri ka postuar edhe mesazhin e një prej familjarëve të të aksidentuarit, të mbërritur në adresë të tij.

Postimi i plotë:

Tejet e rende gjendja e N.P, 17 vjeçarit të aksidentuar nga Mira Kazhani!

Miq, edhe pas 9 ditesh lufton me vdekjen ne gjendje tejet te rende, kome ne reanimacion N.P , 17 vjeçari qe shtypi me rrota te para te makines ne autostrade gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani.

Per te fshehur ne menyre te shemtuar e kriminale aksidentin, asnjeri per nje jave nuk njoftoi familjaret per fatin e djalit te tyre.

Familjaret gjate javes qe shkoi kerkuan te dinin per fatin e djalit te tyre dhe pyeten ne komisariatin e narkopolicise nr 3 dhe nr 6 dhe ne drejtorine e narkopolicse por nuk moren asnje informacion per te riun, femijen e tyre qe luftonte me vdekjen ne reanimacionin e spitalit te traumes.

Te premten qe kaloi ata bene denoncimin ne narkopolici per djalin e tyre si te humbur.

Vetem diten e shtune duke pyetur me te njohur ne Spitalin e Traumes ata arriten te gjejne njeruin e tyre ne gjendje tejet te rende.

Familjaret akuzojne Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota te para dhe ne gjendje te dehur djalin e tyre.

Deri diten e shtune ne reanimacionin e Spitalit nuk ka pyetur per gjendjen e 17 vjeçarit ne kome asnje person nga policia, gazetar apo njeri tjeter.