Ish-deputeti Agron Shehaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Demokratike, denoncon dhunimin e zyrave të kësaj force politike në Tiranë.

Shehaj akuzon kryeministrin Edi Rama si “frymëzues” të dhunës dhe kërkon të reagojë sa më shpejt për ta dënuar.

“Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill”, shkruan Shehaj.

Në videon e publikuar prej tij, duket një pjesë e grisur nga banderola e PD-së.

Reagimi i Shehajt:

Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh. Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit