Detajet e hetimit/ Si u jepnin tokat në Ishëm, nën hetim më shumë se 40 familje

09/02/2018 - 11:08

Detaje të reja kanë dalë rreth çështjes së korrupsionit dhe abuzimit me tokat në zonën e Ishmit në Durrës, për të cilën 4 persona, (ish-kryetari dhe ish-punonjës të kësaj komune), u arrestuan nga një aksion i ndërmarrë nga Prokuroria dhe Policia e Durrësit.

Prokurori i çështjes Afrim Shehu, në një komunikatë të shpërndarë për mediet, të cilën “DurrësLajm” e publikon të plotë më poshtë, jep detaje se si ish-kreu i Komunës Sulejman Ibrahimi ka dhënë toka në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë janë duke u hetuar më shumë se 40 raste të tjera (disa janë familjarë dhe të afërm të ish-kryetarit Ibrahimi), të cilat dyshohen se janë dhënë gjatë viteve 2013-2014, me dokumente të falsifikuara.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Pas një hetimi të kryer nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale të bashkuara, me Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, në ngarkim të shtetasit Sulejman Ibrahimi, etje, me detyrë ish- Kryetari i Komunës Ishëm nga viti 2011-2015, i cili për shkak të detyrës dyshohet se:

1. Ka dhënë në përdorim me kontratë qiraje, pjesë e fondit pyjor në bregun e detit në Ish – Komunën Ishëm, në kundërshtim me VKM nr. 321, datë 28.05.2014 “Për sigurinë në Det, në ujërat e Brendshme në Thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të Sporteve Ujore”. (katër raste, ku njëri prej tyre është shtetasi G.R, nipi tij).

2. Ka krijuar në mënyrë fiktive shoqërinë “Eco Alba Group” sh.p.k, të regjistruar më datë 08.02.2012 në emër të shtetasit Iltalian V.B, më seli në fshatin Rrotull, të Komunës Ishëm, Durrës dhe e administruar nga shtetësia Shpresa Merdita, motra e tij. Kjo shtetase nga muaji prill 2013 – tetor 2015 ka qenë e punësuar si Sekretare Ligjore pranë Urbanistikës në këtë Komunë. Kjo shoqëri ka konkuruar dhe fituar procedura prokurimi që kontrolloheshin nga zyra e Urbanistikës pranë kësaj Komune. Në drejtim të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k nga data 27.12.2013 – 18.11.2015, komuna ka xhiruar 17 urdhër-pagesash në vlera të ndryshme (465.000 -5.760.00 lekë).

3. Ka dhënë tokë në pronësi me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, në kundërshtim me ligjin, në shumë raste:

- Shtetasi B.B, djali i dajës së ish- Kryetarin e Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, në datë 26.01.2015 me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuara (vendosur sekuestro preventive).

- Shtetasi Fadil Hoxha më datë 10.06.2015, me Akt Marrje të Tokës në Pronësi ka fituar me sipërfaqe toke me sip 5200 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuara (vendosur sekuestro preventive).

- Janë duke u hetuar më shumë se 40 raste të tjera (disa janë familjarë dhe të afërm të ish-kryetarit), të cilat dyshohen se janë dhënë gjatë viteve 2013-2014, me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me shtetasin Enver Shima, me detyrë ish-përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm dhe Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish-Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm.

Në lidhje me faktet e mësipërme, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi, i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, ndaj të cilit me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

2. Ornela Shëmlikaj, e datëlindjes 18.03.1994, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, ndaj të cilës me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

3. Enver Shima, i datëlindjes 05.05.1950, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, ndaj të cilit me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

4. Shpresa Merdita, e datëlindjes 20.04.1970, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, ndaj të cilës me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Lajme nga e njëjta kategori

Titullarët e Arsimit nuk tërhiqen nga vendimi që kanë marrë, pavarësisht kërkesave të nxënësve dhe të prindërve të tyre.

Bizneset e deklaruara si pasive në tatime, por që në të vërtetë vazhdojnë aktivitetin do të kalojnë në vlerësim tatimor nga zyra.

Pas publikimit të përgjimeve dhe hetimeve të mega-operacionit me 44 urdhër arreste nga ku rezultoi se 4 grupe kriminale e familje të shtr

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave për operacionin “Ndëshkimi i të fortëve” të nisur që prej 20 s

Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysmë

Ndëshkimi i të fortëve është një tjetër operacion i shrirë në vend që prej shtatorit nga policia e Shtetit, me urdhër të vetë Kryeministr

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit për 24 orët në vijim, duke paraqitur dhe të dhënat

Në dosjen voluminoze të prokurorisë për grupin kriminal që trafikonte drogë në shijak, bien në sy shuma e mëdha të parave që ata lëviznin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë të cilët janë të interesuar për marrjen e një doku

Prej kohësh, mediat holandeze kanë treguar se si emigrantët shkojnë në Moerdijk, qëndrojnë atje dhe përpiqen të fshihen nëpër kamionë që