Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, në afërsi të spitalit të Durrësit.

Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se pronari i mjetit pretendon se mjeti i është spërkatur me benzinë dhe për këtë shkak është përfshirë nga flakët. Aty pranë është gjetur dhe një bidon që dyshohet se ka pasur benzinë.

Siç duket në videon e mëposhtme, mjeti ka djegie në njërën anë të tij, por vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa nuk ka dëmtime në brendësi.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për rastin.