Në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zhvilluar paraditen e sotme një takim mes kreut të kësaj dhome Alban Isteri dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Pronësisë Industriale Ledina Beqiraj.

Gjatë takimit, të dy drejtuesit e institucioneve nënvizuan problematikat me të cilat përballen bizneset në tregun shqiptar dhe jo vetëm.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës shprehu gadishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim promovimin e të drejtave të pronësisë industriale dhe nxitjen e tyre për të krijuar një klimë të qëndrueshme biznesi.

Nga ana e saj, Ledina Beqiraj deklaroi se fokusi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale kanë qenë fushatat ndërgjegjësuese që janë organizuar ndër vite në mbështetje të biznesit shqiptar.

Beqiraj dhe Isteri deklaruan gjatë takimit se hapi i parë i këtij bashkëpunimi ndërinstitucional do të konkretizohet me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy institucioneve respektive, ngritjen e një sporteli të vetëm (one stop shop) i cili do të ofrojë promovimin e të drejtave të pronësisë Industriale si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe trajnimin e bizneseve lokale në qytetin e Durrësit.

Më pas drejtoresha Beqiraj dhe stafi i saj zhvilluan një seri takimesh në biznese të ndryshme të Durrësit për të forcuar edhe më shumë urat e bashkëpunimit si dhe për t’u njohur më nga afër me shqetësimet e biznesmenëve.

 Në zbatim të kalendarit të aktiviteteve promovuese, Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina…

Posted by Dppi Albania on Monday, January 18, 2021