Rreth 2500 lindje në vit kryhen në maternitetin e Durrësit, numër ky që ka pësuar rritje në dekadën e fundit.

Pavarësisht se numri i lindjeve nuk ka pësuar rritje, numri i nënave që rrezikojnë e kryjnë lindje ose prematurë para është i madh.

Çdo ditë në repartin e reanimacionit në këtë maternitet, gjenden deri në 10 foshnja të cilat marrin trajtim nga ekipi i mjekëve për lindje para kohe.

Shefja e neantologjisë, Dhurata Beshello, tha se shkaqet e lindjeve prematurë janë të shumta, duke nisur nga ndotja e ambientit, deri tek qetësia që duhet t’i sigurohet nënës dhe bebes për një lindje të shëndetshme.

Gjendja emocionale e nënës, stresi i saj, ushqyerja, e gjthçka tjetër transmetohet nga nëna tek bebi dhe ekziston rrisku i lindjeve para kohe.

Këtë vit materniteti është pajisur me dy inkubatorë të rinj duke e çuar në 8 numrin e tyre për të gjitha bebet që kanë nevojë për t’i mbijetuar lindjeve prematurë.

Ekipi i mjekëve në maternitetin e Durrësit po përballet me shumë vështirësi edhe përsa i përket mungesës së stafit, pasi prej vitesh nuk janë emëruar mjekë të rinj në këtë maternitet.   

Pak ditë më parë një fëmijë katër ditësh ndërroi jetë në maternitetin e Durrësit për të cilin ka nisur hetimet policia e Durrësit mbi shkaqet e vdekjes.

K.H.