Durrës, tatimorët bllokojnë 3 hotele të mëdha (VIDEO)

28/07/2019 - 11:50

U vihet shiriti i bllokimit 3 hoteleve të mëdha në Durrës, që nuk lëshonin kuponin tatimor, nuk deklaronin çmimin real të dhomave etj. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku duken momente nga aksioni në krye të të cilit është vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

"STOPINFORMALITETIT
Currila - Lufta kundër informalitetit vijon dita-ditës dhe rezultatet e para po vijnë. Por rruga përpara është e gjatë dhe kërkon këmbëngulje e durim të madh
#ZeroTolerancë ndaj abuzuesve",
- shkruan Rama në Facebook.

Nga kontrolli në terren i tatimorëve janë konstatuar edhe hotele me 4 yje nga Golemi në Currila me probleme. Subjektet që janë konstatuar me shkelje për herë të parë është ndërgjegjësuar biznesi për të mos e përsëritur më shkeljen, ndërsa subjekteve që nuk e kanë për herë të parë u është bllokuar aktiviteti.

Në terren janë 8 grupe inspektimi që kanë fokus kontrollin e hoteleve me kapacitete të mëdha. Gjatë aksioneve janë inspektuar më shumë se 100 subjekte turistike.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Ekelejda Alizoti ka shprehur përmes një postimi të ndjerë dhimbjen për ndarjen e parak

Kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët, por mesi i javës do të sjellë ulje temperaturash e reshje në shiu në vend.

Gjeneral Piacentini ishte komandanti i trupave italiane në Shqipëri në momentin e ndryshimit të kryeqytetit.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim një shkencëtare të re shqiptare, Arta Çikën, e cila ka fituar një çmim të rëndësishëm vit

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që

Policia e Shtetit u ka shpërndarë mediave fotot e tre personave të kërkuar që janë dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Një sasi tritoli dyshohet se i është vendosur makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Finalizohet operacioni policor "Trajektorja" nga 3 Drejtori policie për të kapur 27-vjeçarin Astrit Thaçin, autor i një sërë vjedhjesh e

Policia ka forcuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet.