Italia nuk sjell vetem kuzhinën, por edhe futbollin në Shqipëri. Të gjitha këto në mënyrën më të mirë të mundshme i servir në qytetin e Durrësit, trajneri italian i ekipit të Juvenilia, Francesco Vitobello. 

Ideja e Vitobello është të edukojë karakteret e duhura për shoqërinë. Mos të harrojmë që talentet dalin nga diku dhe njëri prej tyre mund të ketë fatin e madh të luajë futboll përtej Adriatikut.

Ditën e martë më 12 mars 2019, në sallën e mbledhjeve të shkollës “Vincenc Prendushi” në orën 17:30 do të zhvillohet një seminar me temën: "Të ushqyerit shëndetshëm dhe aktiviteti sportiv"

Fokusi i diskutimit do të jetë sensibilizimi i prindërve mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm për fëmijët. 

Për një jetë të shëndetshme është shumë e rendësishme që t'i përzgjedhim ushqimet duke kombinuar vlerat e tyre ushqyese.  Rregulli bazë i të ushqyerit është ngrënia në mënyrë të ekuilibruar, por gjithmonë duhet të jemi të informuar për ushqimet që na bëjnë mirë dhe për ato që janë të dëmshme.