Policia ka ushtruar kontrolle të befasishme në Laç dhe Lezhë, pasi dyshohet se në këto dy qytete fshihen anëtarë të bandës “Bajri”.

Paraprakisht, mësohet se autoritetet kanë kontrolluar rreth 50 automjete luksoze në Laç dhe Lezhë.

Gjatë këtij operacioni, për të cilin ende nuk ka një njoftim zyrtar, mësohet se janë shoqëruar për verifikim të paktën 22 persona.