Policia ka gjetur mëngjesin e sotëm në Currila trupin e pajetë të 31-vjeçarit Doland Molla.

Trupi i viktimës u gjet pak metra larg nga vendi ku u pa për herë të fundit që prej pasdites së të dielës.

Policia Kufitare në Durrës ka vazhduar kërkimet në mënyrë të pandërprerë që prej orës 14:00 të së dielës, deri mëngjesin e sotëm rreth orës 5:00, kur dhe u gjet viktima.

Doland Molla nga Skrapari ishte dje me shokët e tij në plazh dhe ishin pikërisht këta të fundit që dhanë alarmin për humbjen e gjurmëve të tij, pasi u fut në det për t’u larë.

Operatori i "DurrësLajm" sjell dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku policia gjeti kufomën.