Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në Durrës.

Nga burime policore, “DurrësLajm” mëson se ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende autorët që kanë vendosur lëndën plasëse dhe nuk është përcaktuar ende sasia e eksplozivit, që është përdorur.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rastit.