Vijojnë kontrollet nga autoritetet për respektimin e masave antiCOVID. Policia e Shtetit njofton se janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë, 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.

Autoritetet njoftojnë se po në në 24 orët e fundit  janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë  3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia bën me dije se në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të efektivëve është evidentuar një lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë antiCOVID. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.