Historia monstruoze! Babai përdhunonte prej dy vitesh vajzën 9-vjeçare, e ëma: Dyshoja sepse…

14/03/2019 - 21:17

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së enjtes një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum të Vlorës. Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9-vjeçare, e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Ai sot është duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai.

Vajza, e cila sot është 9 vjeç, është në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël. Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj.

Nëna e vajzës 9-vjeçare tregoi për emisionin “Fiks Fare” tmerrin që ka përjetuar fëmija e saj. Vajza e vogël ka filluar të abuzohet nga i ati që në moshën 7-vjeçare. Mamaja kishte vazhdimisht dyshime për dhunën sekusale që i shoqi ushtronte ndaj së bijës, por sipas saj, ai gjithmonë e mohonte dhe e rrihte kur i përmendte dyshimet.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranonte. Vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha”, tregon e ëma e së miturës.

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste.

“Nëse do të fliste, kisha frikë se mos e vriste vajzën”, tregon ajo.

Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, ajo bashkë me vajzën ka shkuar në Komisariatin e Policisë dhe ka akuzuar bashkëshortin për dhunë seksuale ndaj vajzës së tyre 9-vjeçare. Në shoqërinë e dy policëve i është drejtuar Qendrës Shëndetësore, e më pas në Spitalin Rajonal të Vlorës për një vizitë mjekësore të specializuar për vajzën, nga ku ka rezultuar se vajza është e defloruar dhe se deflorimi është i hershëm.

Që pas këtij momenti, më 22 janar 2019 policia ka arrestuar babain e vajzës. Këtu fillon edhe tragjedia e dytë për këtë familje, teksa fëmijët nuk mund të ndjekin as shkollën, pasi tallen nga bashkëmoshatarët e tyre.

“Vajza nuk shkon dot në shkollë, sepse të gjithë shokët e klasës e dinë çfarë ka ndodhur. Djalin e madh ma tallin dhe shajnë në shkollë”, tregon mes lotësh e ëma.

Megjithëse kjo histori ka ndodhur që në janar të këtij viti, shteti nuk ka marrë asnjë masë për këtë familje, duke i lënë në mëshirë të fatit. E vetmja psikologe, ku e mitura është dërguar për dy a tri herë, është ajo e shkollës. Në qytetin ku jetojnë, lajmi ka marrë dhenë dhe paragjykimet e të gjithëve kanë rënë mbi nënën dhe 4 fëmijët e saj.

“Nuk kam shtëpi, jam me borxhe nëpër dyqane, nuk më japin më as bukë, vajzën ma tallin në shkollë dhe nuk shkon. Edhe djali më i madh sa herë që shkon do zihet, se të gjithë ia përmendin përdhunimin, njerëzit e burrit më kërkojnë të tërheq denoncimin”, tregon M.H., nëna e së miturës./top-channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij dy vite më parë.

Dervis Arapi, 33-vjeçari të cilit iu vra i ati nga vëllezërit Ekonomi në Durrës dy vjet më parë, ngjarje në të cilën u akuzua edhe Jurgen

Pas shpalljes në kërkim nga policia të Dervis Arapi, i cili dyshohet se është hakmarrë ndaj Jurgen Kurtit për vrasjen e të atit ndodhur n

Grupimi "Bicycle Durrës" ka paralajmëruar një protestë përpara Bashkisë Durrës mw 24 mars (të dielën), ku do të paraqiten publikisht kërk

11 nxënës janë helmuar pas një eksperimenti të bërë në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Bulqizë.

Këtë vit, vendi ynë shënon 10 vjet anëtarësim në Aleancën Euroatlantike.

Shkarkohet nga detyra ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.

Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.