Iranianja 4 ditë në morg, banorët e Manzës: Turp i madh ta lesh njeriun pa varr, ata kanë qëllime të tjera (VIDEO)

12/05/2018 - 08:57

Më 4 maj, në Manzë të Durrësit, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, një prej ish-politikaneve të opozitës Marzieh Rezaie, e cila i doli kundër sundimit të Shahut në Iran. Vdekja e saj në Manzë ku jetonte prej muajsh si azilante politike, solli një debat të madh e dy qëndrime të kundërta midis një grupi banorësh dhe komunitetit të banorëve në Manzë. Një grup nga banorët e Manzës kundërshtuan varrimin e saj në varrezat e fshatit, madje trupi mbeti për katër ditë në morg, ndërsa së fundi ky grup ka kërkuar edhe zhvarrimin nga këto varreza dhe krijimin e një varreze tjetër për banorët muxhahedinë të strehuar në kampin që po ndërtohet në këtë fshat.

Por banorët e Manzës pasi janë njohur nga media me këto qëndrime, janë shprehur kundër idesë së zhvarrimit të zonjës nga varrezat e fshatit. Në intervista, banorët thonë se nuk është në dinjitetin e shqiptarëve të mos lejojnë varrimin e të vdekurve, apo të kërkojnë zhvarrimin e tyre. “Na kanë marrë fëmijët nga emigracioni në telefon e na thanë ç’janë këto turpe që po bëhen në fshat? Ky është turp i madh se edhe kafsha çohet në tokë e varroset, jo më njeriu që është njeri. Manzakët nuk bëjnë të tilla gjëra, ata që i bëjnë kanë qëllime të tjera”, thotë Zyra Huqi, banore prej 50 vjetësh në Manzë.

Banorët thonë se shqiptarët gjenden kudo në botë, po të kërkojnë të gjithë shtetet të njëjtën gjë, si do të ndjehen shqiptarët? “Kemi varrosur pushtuesit këtu, italianë, grekë e serbë. Si nuk paska tokë për ata që janë përzënë nga atdheu”?

Në xhaminë e fshatit, më të moshuarit thonë se kanë marrëdhënie të mira me muxhahedinët. “Problemi qëndron te varrezat. Nuk ka më vend, por kjo nuk do të thotë që duhet të zhvarrosen të vdekurit. Bashkia t’i gjejë zgjidhje këtij problemi. Meqë s’ka vend të blejë tokë tjetër për varreza për të huajt”, thanë ata.

Muharrem Sula, administrator i njësisë vendore Manzë, në një lidhje telefonike për “DurrësLajm”, tha se ka zhvilluar takime me komunitetin e banorëve dhe atë muxhahedin. “Kemi zhvilluar takime pasi një grup banorësh dolën kundër. Komuniteti muxhahedin është treguar shumë bashkëpunues. Ata na thanë na vendosni një tokë në dispozicion për varreza. Nëse nuk doni e bëjmë zhvarrimin e zonjës, dhe e varrosim në varrezat që do na jepni në dispozicion. Ata janë treguar shumë miqësorë”.  

Ditë më parë, një grup banorësh deklaruan se të intensifikojnë protestat deri në bllokim rruge nëse iranianja nuk do të zhvarrosej nga varrezat e vjetra të fshatit.

I gjithë ky debat i hapur bëhet sepse një grup banorësh duan të shesin tokat që janë pranë kampit për muxhahedinët. Këta banorë pretendojnë që në këtë mënyrë të shesin tokat bujqësore me çmime të larta për varrezat e muxhahedinëve. Aktualisht kampi ka në dispozicion 45 hektarë tokë që banorët e shitën lirë disa vjet më parë, kur edhe u arrit  marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane për strehimin e rreth 3 mijë azilantëve politikë nga Irani.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grup vullnetarësh të shoqatës "Ishmi", në bashkëpunim me misionarët e Kishës Ungjillore, ditët e fundit kanë instaluar në fshatrat Gj

Kanë dalë para gjykatës së Durrësit çifti i bashkëpunëtorëve Astrit Thaçi dhe Adela Berisha, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë për anëtarët e grupit Bajri, në një seancë për rikonfirmim për të dyshuar

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot Ervis Martinajt të vetëdeklarojë pasurinë brenda 48 orëve, së bashku me argumentet dhe burimin

Anijet tregtare që kanë sjellë apo dërguar mallra nga Durrësi gjatë vitit 2019 janë ndalur në 72 porte të botës.

Kontraktori më i madh i Bashkisë së Tiranës, Shkëlqim Fusha pagoi fatura hoteli deri në 900 euro nata për nënkryetarin Arbjan Mazniku dhe

Është shtyrë sërish seanca për Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë.

Pjesa e parë e ditës këtë të mërkurë, do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, por orët e mesditës dhe pasdites do të shtojn

Sot e kësaj dite vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese.