Biznesmeni Hazir Gashi, pallatet e të cilit janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit i është përgjigjur shqetësimit të banorëve të Durrësit që kanë mbetur pa shtëpi prej më shumë se një javë.

Ish-deputeti socialist ka siguruar qytetarët se asnjë nga objektet e ndërtuara nga firma e ndërtimit "Dranova Shpk" nuk është shembur ose ka çeduar në strukturë.

Gashi hedh poshtë mundësinë që kompania e tij të ketë falimentuar dhe se nuk do të marrë gjë përsipër ndërsa thotë se "pas përfundimit të kontrollit teknik nga ekspertet çdo gjë do rregullohet dhe do t’i rikthehet kushteve optimale për jetes. Kjo kërkon kohën e nevojshme."

MESAZHI I PLOTË

Te nderuar qytetare,

Asnje nga objektet e ndertuara nga firma e ndertimit Dranova Shpk nuk eshte shembur ose ka ceduar ne strukture.

Jam shume i gezuar qe nuk ka patur asnje te lenduar nga banoret qe jetojne ne keto objekte.Per sa i perket demeve anesore qe ka shkaktuar ky termet i cili ka qene ne limitet ekstreme ne asnje moment nuk jam prononcuar me fjalet “kam falimentuar dhe sdo mar gje persiper”. Keto jane thjesht spekullime. Besoj se cdokush nga banoret, nder vite ka kuptuar vleren e fjales time ne marredhenjen tone.

Pas perfundimit te kontrollit teknik nga ekspertet cdo gje do rregullohet dhe do ti ri-kthehet kushteve optimale per jetes. Kjo  kerkon kohen e nevojshme.

Faleminderit

Hazir Gashi