Aksidenti tragjik në Malin e Robit mëngjesin e së shtunës i mori jetën 34-vjeçares Edlira Pisku dhe 69-vjeçarin Xhemil Pisku, nuses dhe vjehrrit, ndërkohë që la të plagosur djalin 8-vjeçar të Edlirës.

Nusja Edlira Pisku dhe vjehrri Xhemil Pisku së bashku me djalin e vogël 8-vjeçar, po prisnin në stacion për t’u nisur për në Berat, kur janë goditur nga automjeti i cili drejtohej nga 40-vjeçari Halil Koka, nga Durrësi, i ndaluar nga policia.

Dy viktimat e aksidentit të rëndë përcillen gjatë ditës së sotme për në banesën e fundit.