Kreu i SPAK, Arben Kraja pak minuta më parë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes në kuadër të 108 vjetorin e  Ditës së Drejtësisë, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet ende të pazbardhur. 

Gjithashtu bëri me dije se kanë filluar hetimi për 40 çështjet e krimeve zgjedhore.

Në lidhje me sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, Kraja u shpreh se për çdo person që do të ketë prova do t`i sekuestrohet pasuria.

Arben Kraja:

Ne ishim mbledhur këtu në simbol të kësaj dite.

Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kanë filluar 40 çështje për krimet zgjedhore.

Për database, jemi duke hetuar, ka pasur një problematik me kompaninë që nuk na i ka dhënë.

Në lidhje me sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen.