Zgjidhet sot Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm. Me 101 vota pro, Kuvendi ka zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme,  Oslian Çela. Kundër Çelës kanë votuar vetëm 2 deputetë, ndërsa 10 të tjerë kanë abstenuar.

Dy kandidatet e tjera, kryeprokurorja aktuale, Arta Marku ka marrë 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 abstenim, ndërsa Fatjona Memçaj ka siguruar 8 vota pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.

Olsian Çela ishte i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të intervistimit. Pas tij, KLP renditi Arta Markun, ndërsa e fundit në listë ishte Fatjona Memçaj.