Tension dhe dhunë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla më e ulët për të pandehurit e grupit të zjarrit të Lazaratit.

Dënimet e dhëna nga shkalla e parë ishin: Gurgaz Skënderi, 11 vite burg; Arbjon Aliko, 13 vite burg; Alfred Proko, 10 vite burg; Beqo Brahimi, 8 vite burg; Enrik Skenderi, 10 vite burg.

Por, menjëherë pas vendimit të dhënë të Apelit të Krimeve të Rënda, të afërm e familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra.

Ata kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”. 

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.

Vendimi i Apelit sot

Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite
Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi