Policia e Durrësit vijon kontrollet në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Nga burimet zyrtare mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në Qarkun Durrës janë gjobitur 32 këmbësorë, 1 lokal dhe 2 njësi tregtare të konstatuara të hapur ndërsa janë hequr 5 leje drejtimi për 5 automjete të cilat janë bllokuar nga forcat policiore në zbatim të Aktit Normativ.

-Në zbatim të nenit 3/17, janë vendosur 32 gjoba, në masen 10.000 mijë lekë për individët që kanë dalë pa leje në rrugë.

-Në zbatim të nenit 3/7,  janë vendosur 3 gjoba për 1 lokal dhe 2 njësi tregtare të konstatuar të hapur, në masën një milion për secilin.

-Në zbatim të nenit 3/11, janë tërhequr 5 leje qarkullimi dhe drejtimi për 5 mjete të cilat janë bllokuar

Kujtojmë që për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.