Materialet zgjedhore kanë mbërritur në katër KZAZ-të që do të administrojnë zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës.

Ashtu si në vitet e shkuara ndiqet e nëjta procedurë, materialet kanë mbërritur nga KQZ-ja në Durrës me procesverbalet përkatëse, ndërsa nesër në mëngjes në orën 6, kutitë e votimit do të dërgohen në 319 qendrat e votimit që hapen në bashkinë e Durrësit me 251 457 votues.

Të gjitha qendrat e votimit  sot në mbrëmje merren në mbrojtje nga ana e policisë së rendit. Këtë mesditë që materialet zgjedhore mbërritën në Durrës ndërsa nuk është vënë re asnjë problematikë në Durrës.

Ndryshe nga rrethet e tjera në vend të cilat prej ditësh kanë hasur përballje me krerët e bashkive që përfaqësojnë Partinë Demokratike, në Durrës procesi paraprak i përgatitjes ka shkuar në qetësi e pa konflikte.

K.H.