Mesditën e sotme do të zhvillohet me mjetet e komunikimit elektronik mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës.

Krahas 10 pikave të rendit të ditës që janë të përfshira, një tjetër pikë është shtuar për t’u miratuar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Bëhet fjalë për miratimin e vendndodhjes së terminalit jugor të autobusëve.

“Pika 11. Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit: Për miratimin e vendndodhjes së terminalit jugor të autobusëve në Bashkinë e Durrësit”, thuhet në njoftimin zyrtar.